Haradinaj tregon se a u përplasën me Thaçin e Veselin në Ambasadën amerikane

Haradinaj tregon se a u përplasën me Thaçin e Veselin në Ambasadën amerikane

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se “kanë pasur diskutime” kur pyetet nëse është përplasur me Hashim Thaçin e Kadri Veselin në ambasadën amerikane, të shtunën.
Haradinaj thotë se kanë pasur diskutime në prezencë të nënsekretarit amerikan për Politikë të Jashtme, David Hale, i cili qëndroi gjatë fundjavës në Prishtinë.

“Ka pasur diskutime. I kemi disa dallime dhe ju e dini që i kemi brenda nesh. Por, kemi unitet për platformën”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media.

Ndërsa ai ka komentuar pse takimi u mbajt në ambasadën amerikane, e jo në institucione të vendit, sic ndodhi në Serbi, ku Hale shkoi në zyrë të Vuciqit dhe të Bërnabiqit.

“Unë jam i nderuar kur na ftojnë ne Ambasadë të Amerikës. Ambasadori i ri Kosnett është shumë serioz. Ardhja e David Hale në Kosovë është nder për ne. Ne i kemi disa dallime sa i përket një teme por kemi unitet për platformën. Sa i përket veriut unë jam në veri, sepse atje është shteti i Kosovës, ndonjë demonstrim mundemi me bë nëse na ka mbet merak por atje është ligji i Kosovës, është polici i Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Gazeta Express ka raportuar gjatë fundjavës se Thaçi e Veseli e kanë akuzuar kryeministrin Haradinaj gjatë takimit me zyrtarin e lartë amerikan se po e mban taksën ndaj produkteve serbe për interes të tij personal. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0