Haradinaj tregon në çfarë varianti do ta mbështeste Kurtin për heqjen e taksës

Haradinaj tregon në çfarë varianti do ta mbështeste Kurtin për heqjen e taksës

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar edhe njëherë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të mos e heq taksën e vendosur për produktet serbe dhe boshnjake, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka shkruar në Facebook, se Kurti ka ofertuar heqjen e taksës, ndërsa, po kthehet në dialogun që tashmë është i konsumuar dhe i kompromentuar.

“Mos e heq taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare. Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar”, ka thënë ai.

Haradinaj shton se nëse Kurti shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta përkrahë ai edhe partia e tij.

“Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës. Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjëgjës për pasojat”, ka shkruar ish-kryeministri./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0