Haradinaj thotë se në ditët e para të Qeverisë së re mund të ndodh liberalizimi i vizave

Haradinaj thotë se në ditët e para të Qeverisë së re mund të ndodh liberalizimi i vizave

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media, ku ka shpalosur statistikat e Qeverisë së tij përgjatë vitit 2017-2019.

Haradinaj ndër tjerash tregoi se si po shkon procesi i liberalizimit të vizave dhe ku ka ngecur ky proces.

”Liberalizimi i vizave është vonuar shumë, jemi të pakënaqur pë faktin që është vonuar kaq shumë. Megjithatë procesi është në finale të veten, në ditët e para të Qeverisë së re mund të ndodh liberalizimi i vizave”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se hyrja në fuqi e vendimit mund të vonohet ndonjë javë.

“Pra një pjesë e punës mund të ndodh edhe tani në fund të nëntorit. Presim zhvillime pozitive në dhjetor për liberalizimin. Hyrja në fuqi e vendimit mund të vonohet ndonjë javë por jo me muaj, po presim seriozisht që të ndodh. Kemi merita që i kemi përmbyll krejt kriteret por kemi edhe faj që ende nuk e kemi liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Haradinaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0