Haradinaj thotë se Kosova është e interesuar të bashkëpunojë me Turqinë në siguri e ekonomi

Haradinaj thotë se Kosova është e interesuar të bashkëpunojë me Turqinë në siguri e ekonomi

Kryeministri Ramush Hardinaj, ka thënë se Kosova është e interesuar të bashkëpunojë me Turqinë në fushën e sigurisë dhe të ekonomisë.

Kështu ai ka deklaruar në takimin me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, sipas njoftimit nga qeveria. Në njoftim theksohet se ata kanë biseduar për zhvillimet politike në vend dhe rajon si dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

“Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar ministrin Akar për progresin e përgjithshëm në Kosovë, prioritetet e Qeverisë së Kosovës, agjendën e Reformave Evropiane, zhvillimin ekonomik, si dhe orientimin euroatlantik të Kosovës. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka falënderuar ministrin Akar dhe shtetin e Turqisë për ndihmën dhënë Kosovës në të gjitha periudhat, në të njëjtën kohë ka kërkuar mbështetjen edhe për proceset tjera zhvillimore dhe rrugën e integrimeve euroatlantike”, thuhet në njoftim.

“Republika e Kosovës dhe Turqia kanë bashkëpunim të frytshëm dhe Kosova është e interesuar që edhe në të ardhmen ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në fushën e sigurisë dhe atë të ekonomisë”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj e ka uruar ministrin Akar me rastin e 70-vjetorit të NATO-s, duke e falënderuar atë për kontributin e personelit ushtarak e civil turk brenda KFOR-it për paqe dhe siguri në Kosovë.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, “ka vlerësuar progresin e Kosovës në të gjitha fushat, duke thënë se Turqia do të vazhdojë mbështetjen e Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë, ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe integrimet euroatlantike të Kosovës”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0