Haradinaj thotë se koalicioni me PDK’në veç po forcohet

Haradinaj thotë se koalicioni me PDK’në veç po forcohet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon të ndjehet komod në pozitën e tij në krye të ekzekutivit. Thotë se zhvillimet e fundit për taksën nuk po e rrezikojnë koalicionin qeverisës.

Gjatë vizitës që Haradinaj i bëri ndërmarrjes “Fox Marble” në Puturoc të Lipjanit, tha se Qeveria vetëm sa po forcohet, me përkushtimin e saj për zhvillimin ekonomik të vendit.

I pyetur nëse zhvillimet e fundit për taksën, karshi presionit të BE-së dhe kërkesë së ShBA-së për heqjen e saj, ai u shpreh i bindur se koalicioni është stabil.

“Veç po forcohemi. Koalicioni rrezikohet mos me pasë sukses kompania këtu, mos me ndodh puna, mos me ndodh zhvillimi. Përderisa fokusohemi në punë, edhe ajo që kemi deklaruar që ky vit është vit i ekonomisë është shumë me rëndësi”, tha ai.

Ai përsëriti se Qeveria ka kryer punën e vet me rritjen e pagave për mësimdhënësit, duke potencuar se të gjitha orët e humbura do të kompensohen.

Ndërkohë, Haradinaj foli edhe për të arriturat e ndërmarrjes të cilën e vizitoi, ku premtoi se do të gjendet gjithmonë pranë bizneseve, sa herë që u nevojitet roli i Qeverisë.

Sa i përket eksportit që kjo kompani po bënë në vendet e largëta, Haradinaj tha se po ndihmon në njohjen e Kosovës edhe në vendet që ende nuk e kanë njohur.

“Ky është një operatorë ekonomik shumë i rëndësishëm. Rëndësia e këtij operatori është se lënda e parë është prej Kosovës dhe produkti final është prej Kosovës. Njëkohësisht është një veprimtari që mundet me i bë edhe emër Kosovës. Ne mujmë.me bë emër edhe në ato ekonomi dhe në ato vende që nuk na kanë njoftë… Si Qeveri do t’i përkrahim me të gjitha ato veprime që janë detyrë e jona. Na nuk mundemi me i kry detyrat e kompanisë por detyrat tona po”, u shpreh Haradinaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0