Haradinaj: Shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër pos përcaktimit euro-atlantik

Haradinaj: Shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër pos përcaktimit euro-atlantik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që t’i përgjigjen pozitivisht referendumit të Marrëveshjes me Greqinë për emrin.

Haradinaj thotë se  vota e tyre pro është manifestim historik për orientimin perëndimor të shqiptarëve.

“Interesi madhor i shqiptarëve të Maqedonisë, është përcaktimi për BE-në dhe NATO. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që sot, masovikisht dhe pa hezitim, t’i përgjigjen pozitivisht referendumit të Marrëveshjes me Greqinë për emrin. Vota e tyre pro është manifestim historik për orientimin perëndimor të shqiptarëve. Shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër pos përcaktimit euro-atlantik”, ka shkruar Haradinaj në FB.

Ndryshe, Në orën 7:00 janë hapur zyrtarisht kutitë e votimit për referendumin për çështjen e emrit të shtetit, të cilat do të jenë të hapura deri në orën 19:00.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0