Haradinaj: Shpresoj liberalizimin e vizave para Krishtlindjeve

Haradinaj: Shpresoj liberalizimin e vizave para Krishtlindjeve

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule ta shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij.

Haradinaj edhe një herë ka thënë se shpreson që kosovarët të marrin lajmin se mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen para Krishtlindjeve.

“Javën e kaluar e patëm një delegacion gjerman port vlerësim të situatës dhe shpresoj që do të marrim lajmin e mirë për vizat para Krishtlindjeve”, tha ai.

Sipas tij, gjendja e krijuar në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit po keqpërdoret nga Vetëvendosja, por edhe nga individë të tjerë.

Ai u bëri thirrje shtetasve shqiptarë që nuk janë nga zonat e rrezikuara që të mos vijnë në Kosovë, ndërsa siguroi se çdo i prekur nga tërmeti do të akomodohet në mënyrë institucionale në Kosovë.

“Në ditën e tërmetit institucionet e Kosovës, i kanë ndërmarr të gjitha veprimet dhe kemi kujdestari profesionale. E kisha lut VV-në që të mos bën veprime për poenë politikë. Ne çdo shtetas të Shqipërisë që hyn në Kosovë, nuk do ta lëmë pa strehë, por nuk është në rregull një zhvendosje pa kritere dhe nga zonat që nuk janë të rrezikshme”.

“Keqpërdorimet e kësaj gjendje nuk është mirë. Katër ditë pas tërmetit kam shkuar atje. Ju kisha bërë thirrje që ata që s’janë të prekur nga tërmeti të mos vinë këtu. Nuk janë të vërteta fjalët se kush vjen në parkun e Inovacionit në Prizren do të shkojnë në Gjermani. Këto janë mashtrime”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0