Haradinaj: S’do të paguajmë deri në pakufi rrymën për veriun, është koha kur duhet të zgjidhet ky problem

Haradinaj: S’do të paguajmë deri në pakufi rrymën për veriun, është koha kur duhet të zgjidhet ky problem

Deputetët e Kuvendit po mbajnë interpelancën me kryeministrin në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in, për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës.

Mimoza Kusari-Lila, e cila e kishte thirrur interpelancës, tha se Kosova humbi kontrollin e saj të plotë mbi astetet e saj të energjisë nga qershori i vitit 1999.

Sipas saj, edhe sot KOSTT, KEDS, KEK nuk kanë qasje në asetet e veta në veri të vendit dhe se humbjet e Kosovës të shkaktuara nga pengesat e  Serbisë vetëm në vitin 2017 janë  9,7 milionë euro.

“Kosova humbi kontrollin e saj të plotë mbi astete e saj të energjisë nga qershori ‘99. Sot edhe pse Kosova është territor administrativ, KOSTT, KEDS, KEK nuk kanë qasje në asetet e veta në veri të vendit.  Në Bruksel janë nënshkruar konkluzione për energjinë në Bruksel më 2015. Në vitin 2017 Avokati i Popullit filloi betejën ligjore për pagesat e humbjeve politike për konsumatorët e pjesës veriore të Mitrovicës.

“KOSTT duhet të mbulojë shpenzimet në veri, pa e ditur se kush do të mbulojë humbjet. Më 1 dhjetor KOSTT informon kryeministrin, presidentin, kryekuvendarin, ministrin e MZHE-së, MF-së për shpenzimet në 8,5 milionë euro brenda dimrit. Humbjet në vitin 2017 nga transmisioni i Serbisë shkaktuar Kosovës janë 9,7 milionë euro”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se të gjitha konstatimet për gjendjen në energji janë të sakta, porse ato nuk janë të tetë muajve të fundit, por të 18 vjetëve të fundit.

Mirëpo, ai tha se këtë temë e kanë vu në tavolinë dhe nuk ka kthim mbrapa në përmirësimin me energji elektrike.

“Kosova tani nuk ka kthim mbrapa përpos me gjetë daljen nga kjo gjendje, por dalja mund të merr një muaj, dy, tre, por kthim mbrapa nuk ka, nuk mund të kthehemi në gjendjen e mëhershme kur furnizohet rryma e nuk e paguan askush, atë edhe e ka gjetur Gjykata që është e padrejt, nuk mund ta tolerojmë pa kufi edhe pagesën nga buxheti buplik. Mirëpo, të lutur edhe nga palët, miqët, partnerët tanë ata që kanë investuar në transmision, kemi bërë një zgjidhje të përkohshme për të ndarë 1 milion euro nga taksat e qytetarëve të vendit për të arritur të koha, jo të kthimi mbrapa, por të koha kur zgjidhet”, tha  Haradinaj

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0