Haradinaj: Protesta e VV-së, presion dhe ndërhyrje ndaj gjyqësorit

Haradinaj: Protesta e VV-së, presion dhe ndërhyrje ndaj gjyqësorit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur konferencë për medie pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë. Haradinaj ka folur për protestën e sotme të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, raporton Ekonomia Online.Haradinaj tha se dalja në rrugë si shenjë proteste nuk është alternativa e vetme. Ai tha se ka sugjeruar edhe VV-në që të gjej tjera mënyra për të kundërshtuar një të metë dhe jo menjëherë të protestojnë në rrugë e para Prokurorisë sepse kjo është ndërhyrje në punën e tyre.“Protestë nuk është vetëm dalja në rrugë, ka shumë mënyra të protestimit. Ekziston një rrezik kur një parti politike proteston kundër një prokurori, atëherë kjo kalon në ndërhyrje të gjyqësorit. Unë i kam bërë thirrje VV-së që ti shterojnë të gjithë instrumentet tjerë për pakënaqësitë e tyre. Para se me kalua në protestë ka edhe forma tjera, protesta para prokurorisë është formë e presionit ndaj prokurorisë”, ka thënë Haradinaj.Kryeministri ka komentuar dhe deklaratat e ambasadorit amerikan Philip Kosnett, i cili kërkoi që Kosova të ballafaqohet me problemet e saja sa i përket gjyqësorit.“Qëndrimet e Kosnett dhe zyrtarëve të tjerë që Kosova të ballafaqohet me vetveten e vështirësitë janë ndihmesë për Kosovën shkojnë për vetëdijesimin e një shoqërie më aktive, reagimet janë të partive politike, protesta nuk është vetëm dalja në rrugë ka shumë mënyra tjera se si proteston ekziston një rrezik kur një parti politike proteston kundër kryeprokurorit kjo është ndërhyrje mbi gjyqësorin”, tha Haradinaj.Ai ka thënë se samiti i Berlinit i ftuar nga kanceralja Merkel dhe Marcron është takim multilateral e jo bilateral.Kreu i ekzekutivit ka thënë se para se të shkojnë në takim, do të diskutojnë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, raporton EO. “Samiti i Berlinit është multilateral çdo herë, edhe pjesa e parë dhe e dyta, mendoj se qëndrimet që ka mbajt qeveria e vendit janë të Kosovës jo vetëm të kryetarit të qeverisë, kam shpresë se nuk do të kemi shpërputhje me presidentin, por nuk ka ndryshim që qeveria e vendit i ka mbajtur në vazhdimësi. Kemi bisedu me presidentin para ngjarjeve dhe shpresoj të harmonizohemi, por nuk ka qëndrime tjera”, tha Haradinaj.Ai tha se është e papranueshme se si zyrtarët serbë të Kosovës po keqtrajtohen nga organet e Serbisë. “Nuk mundemi me hesht faktin se zyrtarët tanë keqtrajtohen nga organet e Serbisë nëse vazhdohet kështu edhe ne dimë ta bëjmë këtë mundemi me i ndal por nuk është në interes, PZAP ka vendos për partinë serbe dhe shpresoj se zgjedhjet janë të lira dhe qytetarët të vendosin”, tha Haradinaj.“…Shumë vizita të zyrtarëve që kanë ardhur nga Beogradi gjitha janë kryer sipas ligjit dhe nuk ka pas pengesa, më vjen keq që kjo ka qenë mundësi që të i ftojmë serbët të zgjasin dorën me punu me Kosovën, kjo nuk ka ndodh ne për zyrtarët që janë ndaluar kemi reagu është veprim sistematik dhe po i shkelin të drejtat njerëzore dhe kjo nuk është dinjitoze për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë kur shkojnë në Serbi po veprohet me ta keq dhe nëse vazhdon kështu edhe ne do veprojmë”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0