Haradinaj propozon Fatmir Limajn si kryesues të delegacionit qeveritar për dialog me Serbinë

Haradinaj propozon Fatmir Limajn si kryesues të delegacionit qeveritar për dialog me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka propozuar emrat e delegacionit të Kosovës që do ta udhëheqin dialogun me Serbinë.

Haradinaj ka propozuar për kryesues të dialogut zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, zëvendëskryesues, zëvendëskryeministrin tjetër Enver Hoxhaj, ndërsa anëtarë të delegacionit janë propozuar ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, ministri i Diasporës Dardan Gashi si dhe kryesuesin e deritashëm të dialogut Avni Arifi.

Emrat e delegacionit fillimisht i propozohen Kuvendit të Kosovës për miratim.

Kryeministri Haradianaj ka thënë se ky ekip është një delegacion për bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj tha se me këtë po i dërgojmë njerëzit e Qeverisë për dialog me Serbinë, transmeton kp.

“Si Qeveri me këtë delegacion po marrim përsipër dhe përgjegjësitë tona për dialog. Kjo është një mundësi e mirë që Qeveria ta kryejë punën e vet dhe Parlamenti punën e vet”, ka thënë Haradinaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0