Haradinaj premton rritje të pagave për punëtorët shëndetësor

Haradinaj premton rritje të pagave për punëtorët shëndetësor

Kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar rritje të pagave për të gjithë punëtorët e sektorit të shëndetësisë.

“Ne ju jemi shumë borxh punëtorëve shëndetësor – do të ketë rritje të pagave, vitin tjetër po se po, por do t’i shohim mundësitë që kjo të ndodh edhe më herët”.

Kështu ka thënë Haradinaj pas takimit që ka pasur me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Derisa ministri Ismaili ka thënë se janë duke punuar intensivisht që barnat esenciale të mos mungojnë në asnjë qendër të mjekësisë.

“Brenda këtij mandatit qeverisës qytetarët nuk do të ballafaqohen me mungesë të barnave esenciale”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0