Haradinaj: Prekja në kufi sjellë tragjedi

Haradinaj: Prekja në kufi sjellë tragjedi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përjashtuar opsionin e ndarjes së Kosovës, pas deklarimeve të zyrtarëve serbë.

Haradinaj duke folur të enjtën për “Zërin e Amerikës ” një gjë të tillë e ka quajtur strategji të Beogradit për të nxjerrë ndonjë gjë tjetër.

“Është një blof i Beogradit, e lëshojnë këtë për të nxjerrë diçka tjetër. Nuk besoj që kjo është serioze dhe nuk i merr kush seriozisht. Në Ballkan kufijtë janë vendosur si rezultat i luftrave dhe prekja në kufij mund të sjellë luftra e tragjedi të reja. Është një presion i parë për të nxjerrë diçka tjetër, çka e vetmja gjë është falja por jo harrimi”, ka thënë Haradinaj. “Kosova është e gatshme që të kalojë në etapë tjetër duke u njohur reciprokisht”.

Ai ka thënë se iniciativa e deputetëve të Kosovës për Gjykatën Speciale nuk mund të sjellë ndryshime, kurse për Demarkacionin me Malin e Zi është shprehur me shpresë se mund të korrigjohen, siç i ka quajtur ai, gabimet që janë bërë në nisje të procesit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0