Haradinaj po shpreson për marrëveshje me Listën Serbe

Haradinaj po shpreson për marrëveshje me Listën Serbe

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se është çështje ditësh kur do t’i kenë votat për ta miratuar projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi.

Haradinaj i bëri këto komente në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, ku shtoi se seanca për tema të tilla nuk kryhen për një ditë, por një pjesë e punës ndodhi, siç është ndryshimi i projektligjit nga komisioni për punë të jashtme.

Ai është shprehur optimist se do të kryhen agjendat e parapara për ratifikimin e marrëveshjes me demarkacionit.

“Ne edhe shqiptarët i kemi pritur bukur gjatë, shyqyr jemi marr vesh me shqiptarë, besoj që do merremi vesh edhe me komunitetet tjera. Vërtet ka përmbajte për korrigjim dhe korrektim ashtu siç parasheh, do jemi së shpejti çështje ditësh me votat e duhura”, tha ai.

Haradinaj u pyet nga gazetarët edhe për takimin me Listën Serbe. Por ai u përgjigj se takimi në fjalë ishte një takim si gjithë të tjerët

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0