Haradinaj përsëri premton për vizat: Hiqen në qershor

Haradinaj përsëri premton për vizat: Hiqen në qershor

Kryeministri, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë tha se kosovarët do të mund të lëvizin në zonën Schengen në muajin qershor, ndoshta edhe më herët.

Kreu i Qeverisë, kur u pyet në lidhje me deklarimet e presidentit Hashim Thaçi se vizat mund të hiqen në qershor, thotë se gjendja ka ndryshuar pas angazhimit të Gjermanisë.

“Sa i përket liberalizimit, presidenti ka të drejtë, qershori është muaj optimal për liberalizim, por kemi vendos mos me fol. Unë madje kam shpresë edhe më herët”.

“Çdo gjë ka ndryshuar pas angazhimit të Berlinit zyrtarë”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0