Haradinaj përkrahë Shpend Ahmetin si bashkëkryesues të ekipit në dialogun me Serbinë

Haradinaj përkrahë Shpend Ahmetin si bashkëkryesues të ekipit në dialogun me Serbinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur kryetarin e Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti për marrjen e rolit në ekipin negociator, në dialogun Kosovë-Serbi.
Haradinaj këtë e bëri të ditur në një konferencë për media, pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Falënderoj Shpend Ahmetin që është pjesë e këtij ekipi negociator”, ka thënë Haradinaj.

Ai gjithashtu foli edhe për seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

“Rendi i seancave ka ndërruar, ka thirrur VV dhe LDK. Të jashtëzakonshmen e kanë kërkuar në orën 16:00. Në orën 17:00 është seanca e radhës ku do të procedohen ligjet e mbetura. Do të votohen dy rezoluta e para e PSD-së dhe e dyta e LDK-së. Ne si koalicioni qeverisë mendoj se e përkrahim rezolutën e PSD-së, përkrahja jonë dhe marrja e rolit në dialog nuk nënkupton marrëdhënie qeverisëse por vetëm të temës në fjalë, të dialogut. Është temë nacionale dhe e përshëndes këtë veprim të përgjegjshëm të kryetarit të saj Shpend Ahmeti, për të marr këtë përgjegjësi të madhe për Kosovën”, tha Haradinaj.

Ndryshe, sot është mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovës, në të cilën kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për zhvillimet në vend.

Ai foli për çështjen e liberalizimit të vizave, seancat e Kuvendit të Kosovës si dhe për taksën ndaj mallrave serbe.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0