Haradinaj për taksën: Presidentin e du shumë, s’kam çka them tjetër

Haradinaj për taksën: Presidentin e du shumë, s’kam çka them tjetër

Kryeministri Ramush Haradinaj edhe sot ka thënë se nuk lëkundet nga qëndrimi i tij rreth taksës ndaj produkteve serbe ndërsa ka refuzuar ta komentojë një deklaratë të Presidentit se taksa po e rrezikon shtetit.
“Presidentin e du shumë edhe mendimi i tij është për mu respektu, s’kam cka them tjetër”, ka thënë Haradinaj kur është pyetur për rrezikshmërinë nga taksa që Presidenti Hashim Thaçi po e përmend.

Ndërsa, shefi i ekzekutivit vazhdon të pohojë se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet, pa u garantuar njohja nga Serbia.

“Sa i përket qëndrimit të taksës, ju e dini, nuk ka ndryshim të atij qëndrimi”, ka thënë ai në konferencën për media.

Haradinaj, që insiston se nuk e heq taksë, në fakt thotë se ka dëshirë të vijë sa më shpejtë dita kur do të lirohet tregu me Serbinë.

“Shpresojmë që të vije sa më shpejtë dita kur anulohet taksa dhe hynë në fuqi. Por për këtë nevojitet kontrata për njohje, që nuk bazohet në ndryshimin e kufijve dhe në një Republikë Srpska. Deri sa s’kemi një kontratë në tavolinë, s’kemi pse ta pezullojmë taksën”, është shprehur i pari i Qeverisë.

“Ne nuk preferojmë që procesi të na kushtojë vetëm neve, le të na kushtojë dy palëve. Jemi për ta vazhduar dialogun, pa e lidhë me taksën”, ka shtuar ai. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0