Haradinaj: Nuk ka rend zgjedhje e as ramje të qeverisë

Haradinaj: Nuk ka rend zgjedhje e as ramje të qeverisë

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka folur sot rreth zhvillmieve që kanë ndodhur 24 orët e fundit në vend.

Ai tha se veprimi i Listës Serbe për dalje nga qeveria është i pakuptimtë pasi dje,  nuk ka ndodhur asgjë që do të duhej të konsiderohej si kundër dikujt. Haradinaj tha se veprimi i djeshëm i Policis së Kosovës ka qenë në përgjegjësi të zbatimit të Ligjit dhe nuk ka qenë kundër askujt.

“Veprimi i djeshëm nuk ishte i këndshëm por ishte në përgjegjësi të zbatimit të ligjit. Janë procedurat standard që i kanë zbatuar policia e Kosovës. Gjendja në vend është stabile. Parlamenti është i përbërë nga shumë grupe parlamentare siç është edhe Lista Serbe partner.

“Veprimi i djeshëm nuk ka qenë kundër qytetarëve serb por as kundër listës serbe. Ishte një procedurë standard për të cilën është e pakuptimtë dalja prej qeverie. Dorëheqje se kam në plan me dhanë, ata që shkojnë hyjnë e dalin është punë e tyre”

S’jemi në rend zgjedhje, kom marrë përshëndetje edhe dje edhe sot nga shumë deputet nga shumë grupe parlamentare, nuk ka rend zgjedhje as ramje të qeverisë, por kjo nuk na bënë as të lumtur as të  së zhgënjyer. Sa i përket Listës Serbe shkëputja nuk është zgjidhje”, përfundoi Haradinaj

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0