Haradinaj: Nuk i ndryshojmë kufijtë

Haradinaj: Nuk i ndryshojmë kufijtë

Kryeministri Ramush Haradinaj po merr pjesë në konferencën e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, nikoqir i së cilës është kryeministri shqiptar, Edi Rama. Haradinaj në prani të homologëve të tij kujtoi se Kosova i ka kufijtë e vet dhe si të tillë nuk do të ndryshohen.

Nga Durrësi dhe në prani të kryeministrave të tjerë të Ballkanit, Haradinaj komentoi edhe njëherë deklaratat e fundit rreth kufijve.

“Kosova i ka kufijtë e vet me Serbinë, me Shqipërinë, me Malin e Zi dhe me Maqedoninë. Ne i respektojmë këto kufij dhe nuk kemi nevojë për dizajnim të ri”, tha kryeministri Haradinaj.

Ky reagim i Haradinajt vjen pas intensifikimit të përpjekjeve të presidentit Hashim Thaçi për të çuar përpara idenë e tij për t’i lëvizur kufijtë.

Më herët është raportuar se propozimin e korrigjimit të kufijve që shihet si ndarje e Kosovës, e ideuar nga Thaçi dhe Aleksander Vuçiqi, përkrahet edhe nga Edi Rama.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0