Haradinaj: Nuk do të vinim në seancë po të mos i kishim votat

Haradinaj: Nuk do të vinim në seancë po të mos i kishim votat

Kryeministri Ramush Haradinaj, në një prononcim për media para fillimi të seancës ka thënë se janë siguruar votat dhe do të votohet demarkacioni gjatë seancës së sotme.

“Nuk kishim ardhur ne seancë nëse nuk do të ishin 80 vota pro”.Ai ka kërkuar edhe një herë nga deputetë që të votohet Ligji.“Pas shumë pritjesh e debatesh sot ne kuvendin e Kosovës diskutohet dhe është sjell ligji për ratifikimin e marrëveshjes përveç ligjit e kemi edhe raportin e komisionit Bulliqi dhe marrëveshjen e presidenteve”.“Ju kërkoj të gjithë deputeteve votën për këtë ligj. Mendoj se vendimet i merr seance se a do të ketë diskutim ajo çka është më rëndësi është se sot të gjithë mund të gjejnë argumentet për ta votuar”.
“Sa i përket AAK-së ne mbajtëm një takim dhe jemi unik. Duke njohur LDK-së besoj që të gjithë do ta votojnë”.tha Haradinaj

COMMENTS

WORDPRESS: 0