Haradinaj: Maxhuni u largua nga AKI-ja për arsye shëndetësore

Haradinaj: Maxhuni u largua nga AKI-ja për arsye shëndetësore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot për dorëheqjen e Shpend Maxhunit nga kreu i AKI-së, raporton Gazeta Express.

Një ditë pas dorëheqjes së Maxhunit, Haradinaj e ka vlerësuar lart punën e tij si shef i AKI-së.

“Maxhuni është në detyrën e drejtorit nga prilli i vitit 2018 që i bie më shumë se 1 vit e gjysmë, ajo se çka mundem me thanë është se jam në dijeni të punës. Puna e tij ka qenë e mrekullueshme si drejtor i AKI-së”, thotë Haradinaj.

Kryeministri në detyrë thotë se Maxhuni ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore.

“Ju siguroj që puna e tij në shërbim të vendit është e çmueshme. Shpend Maxhuni është nalt në notën e vlerësimit, prej meje në këtë rast por edhe prej aleatëve që punojnë punët e njëjta. Motivacioni është arsyeja personale e tij, motivacioni është arsyeja shëndetësore që unë e respektoj, aty ka zëvendësdrejtor, ende s’ka inspektorë”, thotë ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0