Haradinaj: Masakra e Reçakut, akt çnjerëzor që tronditi ndjenjat e botës

Haradinaj: Masakra e Reçakut, akt çnjerëzor që tronditi ndjenjat e botës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka bërë homazhe në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të Masakrës së Reçakut, e cila ndodhi më 15 janar 1999

Haradinaj ka vlerësuar se kjo masakër shënoi momentin vendimtar të kthesës në luftën e Kosovës për liri.

“Dy dekada më parë, një akt çnjerëzor tronditi ndjenjat e botës demokratike dhe mobilizoi Perëndimin, që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë. Masakra e Reçakut, dëshmia e krimit gjenocidal në Kosovë, shënoi momentin vendimtar të kthesës në luftën dhe përpjekjet tona për liri dhe pavarësi. Sot, në nderim të dëshmorëve e martirëve kam bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak. Me pietet dhe respektin më të thellë, përjetë do t’i kujtojmë të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjtë, që me flijimin e tyre u bënë gurthemel i lirisë sonë”, ka shkruar Haradinaj

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/haradinaj-masakra-e-recakut-akt-cnjerezor-qe-tronditi-ndjenjat-e-botes-616117/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0