Haradinaj: Kosova synon të jetë kontribuues i paqes në botë si pjesë e NATO-s

Haradinaj: Kosova synon të jetë kontribuues i paqes në botë si pjesë e NATO-s

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, John Manza.

Haradinaj me këtë rast tha se vendi ynë u çlirua duke rinisur jetën e re në paqe falë NATO-s dhe aleatëve tanë strategjikë.

“Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, John Manza, e informova për progresin e arritur të FSK-së, si forcë gjithpërfshirëse dhe profesionale. FSK është gati të marrë përgjegjësitë e saj si ushtri, sipas standardeve të NATO-s”, tha Haradinaj.

Tutje kryeministri tha se Kosova, nga një absorbues i paqes, synon të kthehet në kontribuues të saj kudo në botë, si pjesë integrale e NATO-s.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0