Haradinaj kërkon kohë për t’iu përgjigjur SHBA-së në lidhje me taksën

Haradinaj kërkon kohë për t’iu përgjigjur SHBA-së në lidhje me taksën

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se nuk ndërrojnë qëndrim ndaj Serbisë dhe Rusisë derisa nuk ka njohje.

I pyetur për reagimin e djeshëm të ambasadës amerikane, kreu i Qeverisë tha se nuk ka ende një përgjigje, për këtë kërkoi pak kohë, shkruan KP.

Ndërsa për kërkesat e PSD-së për votim të buxhetit, kryeministri tha se do t’i zbatojnë ato, veçse nuk tregoi kur do të ndodh shkarkimi i ministrit të Bujqësisë.

Ambasada amerikane në Kosovë përmes një komunikate për media kanë bërë përsëri thirrje që taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake të tërhiqet, pasi sipas tyre ky veprim është i kundërt me interesat e SHBA-së.

“Sikurse ka treguar edhe historia e re, Kosova është e suksesshme kur bashkohet nga brenda dhe hyn në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në këtë proces. Veprimet që minojnë Dialogun, pengesat nga anash, dhe refuzimi për të pezulluar tarifat – gjitha këto shkojnë kundër interesave të SHBA-ve. Ajo çka është e nevojshme tani është një lidership i guximshëm për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ajo që na ndihmon neve për të mbajtur një marrëdhënie të fortë bilaterale”, theksohet në deklaratë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0