Haradinaj: Kam kërkuar të më ulet paga

Haradinaj: Kam kërkuar të më ulet paga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për grevën në shëndetësi, gjatë një takimi që ka pasur në Mitrovicë me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“E di qe shëndetësia e arsimi janë në grevë, jam i vetëdijshëm, i shoh çdo ditë e lexoj, por me votimin e ligjit për pagat kam kërkuar nga ata që e bëjnë ligjin me e ulë vetëm një pagë, atë të kryeministrit, kam kërkuar që krejt sektorëve t’u rriten pagat përveç kryeministrit “ tha Haradinaj.

Punonjësit shëndetësorë janë në grevë që nga muaji dhjetor, ata kërkojnë paga në nivel me prokurorë e gjyqtarë. Nga greva u tërhoqën disa, derisa tani grevën e vazhdojnë kirurgët dhe ortopedët.

Nga 14 janari në grevë kanë hyrë edhe institucionet arsimore në Kosovë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0