Haradinaj i reagon ashpër Sylejman Selimit për deklaratat rreth numrit të veteranëve

Haradinaj i reagon ashpër Sylejman Selimit për deklaratat rreth numrit të veteranëve

Dje, ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK, Sylejman Selimi, ka deklaruar për T7 dhe Gazetën Express se numri i luftëtarëve ishte rreth 12.000.
Më saktësisht, numri i tyre arrinte në 12.700.

Ndaj këtyre deklaratave të Selimit a reaguar nënkryetari i OVL’së, Nasim Haradinaj. Ai për lajmi.net ka pyetur se ku ishin këta komandantë më herët që vetëm tash po flasin, duke shtuar se e gjithë kjo ka qenë në dorën e tyre.

“Qëndrimi i organizatës së veteranëve të luftës është se ku ishte komandanti deri tash? Ku jon komandantat të cilët e kanë dhanë emrin e tyre, dhe duhet tek tash me fol, pse nuk kanë fol ma herët. Mua kjo po më befason shumë sepse krejt kjo ka qenë në dorën e tyre dhe tash dalin kontravers me ato të cilat kanë vepruar”, është shprehur Haradinaj.

“Unë s’mund të spekuloj me numra, sepse nuk e di sa ka qenë, unë menoj që këtu është duke u bërë një spekulim tjetër. Këtu më tepër është duke u bërë spekulim për njerëz që me hi në lista të vlerës si vlerë çfare është certifikata e veteranit. Shumë pak ka rëndësi kompensimi, për veteranët e vërtetë ka shumë rëndësi mirëvlerësimi. Siç duket për politikën dhe komandatët më shumë ka rëndësi shtjellimi i numrit të veteranëve në votë, osë në korrupsion”, është shprehur Haradinaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0