Haradinaj: Homologimi është në interes të publikut

Haradinaj: Homologimi është në interes të publikut

Gjatë një interviste të zhvilluar për emisionin Argument Plus të RTV21, i pyetur për temën e homologimit, Kryeministri i vendit ka thënë se homologimi është në interesin e publikut, dhe është çështje masës për siguri të caktuar.

“Kur ngritet një temë, duhet të pyetet se a është interes publik, apo është ndonjë tejkalim ligjor … por un kam ndëgjuar që homologim bëjnë të gjitha vendet e BE-së”.

Më  tutje ai ka shtuar se “nëse është shkelje e ligjit, atëherë në bazë të procedurave ligjore do të korrigjohet, nëse është më mirë të hapet tregu, edhe ajo mund të diskutohet”.

Mirëpo mendimin për shkeljet ligjore dhe kushtetuese tashmë e kanë dhënë edhe Autoriteti i Konkurrencës, e madje kjo temë është trajtuar edhe në Raportin e Progresit. Andaj është e çuditshme kjo që thotë Kryeministri Haradinaj, sepse nga kush po pret ai që të bëhet vlerësimi që monopoli i homologimit është i paligjshëm?! /EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0