Haradinaj flet pas njohjes së shtetit nga Barbadosi

Haradinaj flet pas njohjes së shtetit nga Barbadosi

Pas presidentit të vendit Hashim Thaçi, edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka falenderuar shtetin e Barbadosit për njohjen e Kosovës.

Haradinaj, po ashtu ka uruar edhe qytetarët e vendit për këtë njohje duke thënë se kjo njohje erdhi pikërisht në vigjile të dhjetëvjetorit të pvarësisë.

“Falemnderit Barbados për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, në vigjilje të përvjetorit jubilar të pavarësisë.
Urime Kosovë!”, ka thënë Haradinaj përmes një shkrimi të publikuar në “Facebook”.

Lajmin për njohjen e Kosovës nga Barbados e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili njëherit është edhe ministër i Punëve të Jashtme. Pacolli ka publikuar edhe dokumentin i cili dëshmon këtë njohje.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, vendi është njohur nga 116 shtete përfshirë edhe Barbadosin.

Sipas të dhënat zyrtare të “worldometers”, popullësia e Barbadosit është 286 mijë e 140 banorë, apo katër fish më i vogël se vendi ynë i cili sipas majteve të fundit nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës del t’i ketë 1.816 milion banor.

COMMENTS

WORDPRESS: 0