Haradinaj dorëzon në Kushtetuese kërkesën për interpretim të dorëheqjes së tij

Haradinaj dorëzon në Kushtetuese kërkesën për interpretim të dorëheqjes së tij

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas këtij akti.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se qëllimi i kërkesës është, që jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes por edhe që ky interpretim nga Gjykata Kushtetuese t’i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen, transmeton Koha.net.

Sipas tij, dërgimi i kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese është dëshmi e përgjegjësisë institucionale, që Qeveria të veprojë brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor, e si pasojë, të mos lejojë vakuum institucional deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

“Shpresoj se për shkak të urgjencës Gjykata do të vendosë shpejt. Cilido të jetë ai vendim unë do ta respektoj”, ka shkruar ai.

Ai tutje iu ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi dhe partive politike që të ndërmarrin veprimet e duhura për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare.

COMMENTS

WORDPRESS: 0