Hamza priti në takim Misionin e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë për Kosovën

Hamza priti në takim Misionin e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë për Kosovën

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtarë për Kosovën të udhëhequr nga Stephanie Eble.

Gjatë takimit Ministri Hamza e njoftoj Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtarë për progresin të cilin e ka arritur Kosova gjatë këtyre muajve në fushën e financave, për trendin e  mirë të hyrave, nivelin e  shpenzimeve buxhetore, si dhe  për stabilitetin makro fiskal në përgjithësi.  Ministri Hamza, po ashtu e njoftoj stafin e FMN-së per ligjet e reformës tatimore dhe planet për të vazhduar me reforma në politika fiskale në të mirë të bërit biznes në Kosovë.

Ministri Hamza gjithashtu u shpreh se Ministria e Financave vazhdon të ketë raporte të shkëlqyera me Fondin Monetar Ndërkombëtare dhe falënderoi FMN-në për ndihmën që vazhdon të jep për Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj.

Ndërsa, udhëheqësja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtarë për Kosovën Stephanie Eble, falënderoj ministrin Hamza për paraqitjen e progresit dhe vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të misionit të FMN me Ministrin e Financave.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0