Hamza i përkushtuar në vazhdimin e reformave që rregullojnë aktivitetin ekonomik në vend

Hamza i përkushtuar në vazhdimin e reformave që rregullojnë aktivitetin ekonomik në vend

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza ka pritur në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, kryetarin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, si dhe drejtorin e Këshillit të Investitorëve Evropian Shpend Balija.

Aty u diskutua për efektet e masave të reja fiskale për vitin 2018, Pakoja e ligjeve Fiskale, Masat e reja Fiskale si dhe u bë themelimi i Grupit punues për masat mbrojtëse tatimore për prodhuesit vendor.

Ministri Hamza, tha se Efektet e masave të reja fiskale për vitin 2018, janë duke u zbatuar sipas planit

Hamza u ka dorëzuar atyre koncept dokumentin i cili ka të bëjë me reformat e legjislacionit që rregullojnë fushën e biznesit e që janë: Ligji për tatimin në pronë; Ligji për korporatat; Ligji për tatim në fitim të të ardhurave individuale; Kodi i Dogave të akcizës dhe Ligji për Administratën Tatimore dhe procedurat.

Sipas ministrit Hamza, kjo pako e ligjeve do të jetë gati deri në fund të viti.

“Pata kënaqeshin të jua jap koncept dokumentin që ka të bëjë me reformat që e rregullojnë çështjen e biznesit. Pres kontributin e përfaqësuesve të bizneseve deri me datën 5 mars që të japin kontributin dhe pas kësaj date grupet punues do të merren me draftimin e këtij ligji dhe kur këto ligje të jen të draftuara ta japin ndihmën e tyre”.

Hamza tha se mbrojtja e produkteve të prodhuara në Kosovë është qëllim i ministrisë që udhëheq.

“Mbrojtja e produkteve të prodhuara në vendin tonë që ballafaqohen me produktet që vijnë nga vendet aziatike. Përveç që kemi qëllim mi mbrojtur prodhuesit e kemi qëllim me mbrojt edhe qytetarët”.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, tha se masa që po merr MF në shumë raste po politizohen, prandaj sipas tij, duhet që të bëhen kampanja vetëdijësuese ngase nuk ju bëhet nderë reformave fiskale nëse politizohen.

“Duhet të jemi paska me skeptik sepse hapat që po merren nga MF po politizohen. Jemi vërtet të avancuar në partneritet, por nuk jemi përkrahës që të përkrahim iniciativat e grupeve parlamentare për favorizimin e grupeve të caktuara”.
“Ne duhet të mos e përkrahim informalitetin. Duhet të krijojmë kampanja vetëdijsuese për ndalimin e informalitetit. Nuk ju bëhet nderë reformave fiskale nëse politizohen”, deklaroi Gërxhaliu

Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, tha se po tentohet që të krijohet një ambient më i mirë i të bërit biznes në Kosovë.

Ai u bëri thirrje prodhuesve që të deklarojnë lëndën e parë, derisa shtoi se po mundohen të përmirësojnë ambientin biznesor në vend.“Ne si klub i prodhuesve të Kosovës në partneritet me MF po tentojmë të bëjmë një ambient më të lehtë e të bërit biznes në Kosovë. U bëjmë thirrje bizneseve në Kosovë që të deklarohet lënda e parë. Për neve duhet të respektohen ligjet dhe ta luftojmë infomalitetit”, tha ai

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0