Hamza – Albulena Haxhiut: Ti je juriste e dobët

Hamza – Albulena Haxhiut: Ti je juriste e dobët

Ministri i Financave, Bedri Hamza e ka quajtur deputeten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, juriste të dobët.

“Ti je qaq juriste e dobët që tana rastet që ti i ke prezantu gjykata ti ka rrëzu se ti nuk ki lidhje me profesionin”. Hamza këtë reagim e bëri pas pyetjes së Haxhiut se si po vazhdohet të bëhen shpenzime kur buxheti për vitin 2019 nuk është miratuar ende. Ai më tutje shpjegoi se Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, ia lejon organizatave buxhetore shpenzimin e 1/12 së buxhetit të vitit paraprak.

Këto komente Hamza i bëri kur Albulena Haxhiu kërkoi nga ministri  përgjigjesi se pse janë duke e shpenzuar buxhetin e viti 2019-të.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0