Hamiti: Marrëveshja Dardafone-PTK instrument për plaçkitje

Hamiti: Marrëveshja Dardafone-PTK instrument për plaçkitje

Pas ankesës së avokatëve, gjykata nuk e ka lejuar prokurorin Naim Abazi që ta marrë në pyetje Ismet Hamitin, në lidhje me marrëveshjen mes Dardafone dhe PTK-së.

Një situatë e tillë ka shkaktuar polemika mes prokurorit Abazi dhe prokurores Nushe Mekaj. Abazi ka pyetur gjyqtaren nëse është në anën e mbrojtjes apo gjykatës.

Më pas gjykata ia ka lejuar prokurorit marrjen në pyetje të Ismet Hamitit, i cili ka thënë se kjo marrëveshje ka qenë mekanizëm për plaçkitje të fondeve publike.

Hamiti ka thënë se qysh në vitin 2007 e kishte denoncuar këtë marrëveshje. 10:02

Fillon seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Telekomit, ata deklarohen të pafajshëm

Ka nisur nga fillimi procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Telekomit. Kjo për shkak të ndryshimit të trupit gjykues, ka thënë kryetari i Trupit gjykues Lutfi Shala.

Të akuzuarit përsëri janë deklaruar të pafajshëm për veprat penale për të cilat ata akuzohen.

Krerët e Telekomit të Kosovës, Agron Mustafas, Ejup Qerimit si dhe Rexhë Gjonbalajt, akuzohen nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me marrëveshjen në mes të Z-Mobile dhe Vala, raporton KTV.

Me pajtim të palëve është marrë vendim që të mos u lexohet aktakuza të akuzuarve, derisa gjykata ka marrë vendim që Milot Gjikolli dhe Blerim Devolli nuk do të dëgjohen përsëri si dëshmitarë.

Ndërsa sot dëshminë e tij do ta japë Ismet Hamiti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0