Haliti: Specialja do të na thërrasë të gjithëve që jemi përmendur në raportin e Martyt

Haliti: Specialja do të na thërrasë të gjithëve që jemi përmendur në raportin e Martyt

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për thirrjet e para nga Gjykata Speciale në Hagë për ish-luftëtarët e UÇK’së.
Haliti ka deklaruar se ky institucion do t’i thërrasë të gjithë personat e përmendur në raportin e famshëm të senatorit zviceran, Dick Marty, për Kosovën.

Ai ka thënë në “Rubikon” të KTV’së se pret që Gjykata Speciale ta thërrasë secilin individ që ka përmendur Marty në raportin e tij, nëse ka gjetur fakte.

Gjykata Speciale ishte themeluar pas publikimit të një raporti nga senatori zviceran, i cili kishte shkruar se gjatë luftës në Kosovë janë kryer krime dhe është bërë trafikim me organe nga luftëtarët vendas.

Në qendër të akuzave të këtij raporti është Hashim Thaçi. Pos tij, në raport përmenden edhe: Shaip Muja, Kadri Veseli, Azem Syla, Fatmir Limaj , Xhavit Haliti, e Ramush Haradinaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0