Halil Matoshi e krahason Kurtin me Daçiqin

Halil Matoshi e krahason Kurtin me Daçiqin

Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, e ka sulmuar rëndë në një kolumne të tij të botuar sot në media liderin e “Vetëvendosjes”, Albin Kurtin, për “Rastin Blakaj”, duke e quajtur anarkist.

Madje Matoshi ka shkuar edhe më larg në akuzat e tij, duke e krahasuar Kurtin me liderin e ish-partisë së Sllobodan Milloshevit, Ivica Daçiqin.

“Situata pas “Rastit Blakaj” ka degraduar kur në mbrojtje të tij u rreshtuan anarkistë të majtë si Albin Kurti dhe ish- nxënësi i Millosheviqit, Ivica Daçiq. Por në këtë fushatë nuk mbetën prapa as kinse institucionalistë të LDK-së.

Po ashtu besoj se diçka ju thotë mbrojtja e ish prokurorit Blakaj nga Ivica Daçiq, që është në të njëjten valë me avokatinë që ia bë Albin Kurti dhe dytë bashkë, bëhen aleatë (eksponentë të luftërave hibride!?) kundër Republikës së Kosovës!?”, ka shkruar ndër të tjera Matoshi. /Zëri/

COMMENTS

WORDPRESS: 0