Haki Abazi krahason Kadri Veselin me Pablo Escobarin

Haki Abazi krahason Kadri Veselin me Pablo Escobarin

Anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, përmes një postimi i është përgjigjur kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, rreth nismës së këtij të fundit për nënshkrimin e paktit kundër korrupsionit nga partitë politike, shkruan Gazeta Express.

Kreu i PDK-së sot në një konferencë për media i ka ftuar të gjithë liderët e partive që të nënshkruajnë paktin 10 pikësh kundër korrupsionit.

Haki Abazi i Vetëvendosjes përmes Facebook-ut ka ironizuar me këtë nismë të Veselit, duke e krahasuar atë me nismën e narko dilerit të famshëm Pablo Escobar, sikur t’i propozonte Qeverisë së Kolumbisë marrëveshje për luftë kundër narkomafisë.

“Pablo Escobar e kishte në plan të bëjë një marrëveshje kundër narkomafisë Colombiane, vetëm njëherë po pret në radhë për vulosjen e marrëveshjes së PRONTOs kundër korrupcionit. Nënshkrimi bëhet në zyre të vendit ne Ranilluk”, ka shkruar Abazi.

Sot gjatë ditës, LDK-ja paktin kundër korrupsionit të prezantuar nga Kadri Veseli e kanë cilësuar si qesharake.

Sekretari i këtij subjekti politik, Ismet Beqiri, ka deklaruar për Express se ky propozim i PDK-së është pjesë e një fushate qesharake dhe të pakripë.

“Së pari duhet ta dimë se Veseli nuk është në pozitën të flasë për luftën kundër korrupsionit. Një pako e tillë dhe një kërkesë e tillë është hipokrizi. Me iu ofrua pako për nënshkrim të tjerëve për gjërat që PDK i ka bërë ndër vite, pra që nga qeverisja e pasluftës, është pak qesharake”, ka deklaruar Beqiri për Express.

Edhe PSD-ja e Shpend Ahmetit është deklaruar se nuk do ta nënshkruajë paktin e propozuar nga Kadri Veseli.

“PDK duhet të shkoj në opozitë. I ka bërë mjaft dëme vendit. Sigurisht që nuk do të nënshkruajmë asgjë qe propozohet nga PDK. Qytetarët do të vendosin me votë se kush do ti përfaqësoj”, ka thënë zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi. /GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0