Hahn nesër në Kosovë, a do të hyjë liberalizimi në agjendë gjatë dhjetorit?

Hahn nesër në Kosovë, a do të hyjë liberalizimi në agjendë gjatë dhjetorit?

Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hanhn, të hënën do ta vizitojë Prishtinën, ku do të takohet me Presidentin e vendit Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj.
Vizita e tij vjen pas vendimit të qeverisë për ta ngritur në 100 për qind taksën ndaj produkteve me origjinë serbe e boshnjake, shkruan Gazeta Expresss.

Hahn, dhe përfaqësues të tjerë të Bashkimit Evropian e kanë kundërshtuar kategorikisht tarifën e vënë nga institucionet kosovare.

Ndërsa, kur kemi hyrë në muajin e fundit të vitit, akoma nuk dihet nëse liberalizimi do të jetë pjesë e agjendës në Mbledhjen e KËshillit të Ministrave.

Hahn pritet, ndër të tjera, edhe të njoftojë nëse Kosova ka shpresë që t’i hiqet regjimi i vizave.

COMMENTS

WORDPRESS: 0