Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike për vitin 2019 pritet të jetë 4.2%

Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike për vitin 2019 pritet të jetë 4.2%

Pritjet e rritjes ekonomike për vitin 2019 do të janë 4.2 për qind, kështu është shprehur guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë konferencës së fundvitit.

Guvernatori Mehmeti tha se sistemi bankar në vend është i shëndoshë.

“Aspektet që kanë ndikuar pozitivisht janë rritja e remitencave, marrja e kredive nga bizneset private. Rritje të ngjashme ekonomike do të ketë edhe në vitin 2019 ku pritet të jetë 4.2 për qind. Aktiviteti u sektorit bankar karakterizohet me rritje dhe shëndet të mirë financiare. Depozitat kanë arrit rritje mbi 6 për qind. Norma efektive e interesit ka rënë në 6.6 për qind dhe kemi vetëm 2.7 për qind të kredive joperformuese”, tha Mehmeti.

Ai tregtoi se në sektorin e sigurimeve, janë rritur pagesat për dëmet.

“Sa i përket sektorit të sigurimeve kemi rritje të pagesës së dëmeve, kjo ka ndikuar në rrite të përgjegjësisë se sektorëve të Sigurimeve ndaj të siguruarve. BQK me gjitha kapacitet e saj ka vazhduar të jetë mbështetës i zhvillimit të institucioneve financiare me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve”, shpjegoi ai, përcjell Telegrafi.

Mehmeti tregoi se Banka Qendrore e Kosovës ka qenë mjaftë aktive edhe në rrafshin ndërkombëtarë.

“Përpos avancimeve në kapacitet e brendshme të BQK kemi qenë aktiv edhe në rrafshin ndërkombëtare, ka qenë edhe nënshkrimi i memorandumit me Bankën Qendrore të Evropës”, tregoi Mehmeti.

Lidhur me grabitjen e bankave ai tha se kjo po ndikon negativisht ne ardhjen e investitorëve të huaj.

Në fund të konferencës u shpërndanë edhe çmimet për “Ekonomistin e ri”, ku Jeton Zogjani e ka fituar vendin e parë, Venera Ratkoceri mori çmimin e dytë, ndërsa me vendin e tretë është shpërblyer Bedri Hasanaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0