Grevë edhe në KEDS, i duan pagat si të KEK-ut

Grevë edhe në KEDS, i duan pagat si të KEK-ut

Punëtorët e KEDS-it do t’i futën të martën grevës njëditore me kërkesën për rritje të pagave të tyre. Ata duke krahasuar me kushtet e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), po ankohen në punëdhënësin për paga e tyre të ulëta, shkruan sot Koha Ditore.

Greva është paralajmëruar nga federata e sindikatave të pavarura “ElektroKosova”, përmes një konference për media të mbajtur të hënën. Kryetari i kësaj sindikate, Hysni Gashi, ka thënë se situata në KEDS është mjaft e rëndë dhe se, sipas tij, që nga privatizimi, punëtorët në këtë kompani janë duke u nëpërkëmbur.

Një grevë e tillë me të njëjtat kërkesa, mirëpo vetëm njëorëshe është mbajtur në javën e parë të muajit gusht. E sipas kryesindikalistit Hysni Gashi, kërkesat nuk janë përfillur nga menaxhmenti.

“Duke parë situatën se KEDS-i nuk ka reflektuar nga grevat e mbajtura javë më parë, sërish grevat janë të pashmangshme. Të martën prej orës 8.30 deri në orën 16:30 punëtorët grevistë të KEDS-it nuk do t’i kryejnë detyrat e tyre, nuk do të jenë në punë. Të gjitha distriktet do të defilojnë në Prishtinë, ku në ora 11 do të grumbullohemi te “ElektroKosova””, ka njoftuar Gashi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0