Grevat: A po rrezikohet vendi nga kriza?

Grevat: A po rrezikohet vendi nga kriza?

Të fundit që shfaqën pakënaqësi me pozitën e tyre janë shërbyesit civilë dhe Sindikata e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë së drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë. Edhe këta si mësimdhënësit e mjekët po kërkojnë rritje të koeficientit në ligjin për paga.

Bile mësuesit nuk e kanë ndërmend ta ndalin grevën pa plotësimin e kërkesave të tyre për rritje të rrogave.

Por a menduan ata për mundësitë që ka buxheti i shtetit kur morën një vendim të tillë?

Përfaqësuesit e tyre thonë se po dhe se sipas tyre ka mundësi që kërkesat e tyre të plotësohen.

“Ka mundësi financiare sepse për vete po kanë dhe pse kur mësimdhënësit po kërkojnë diçka atëherë po thonë që nuk kemi buxhet”.

Por kështu nuk po mendon profesori i Ekonomisë Remzi Ismaili.

Edhe pse fajin për këtë situatë e hedh tek qeveria.

Bile sipas Ismailit dhe sociologut Blerim Shabani nëse kërkesat e tilla vazhdojnë të shfaqen vendi mund të përballet me kriza financiare dhe politike.

Megjithatë nga një krizë e mundshme nuk po frikësohet qeveria.

Bile sipas Erolld Belegut, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, këto janë përpjekjet e fundit por aspak parimore të personave të caktuar për ta shantazhuar qeverinë por që nuk do të kenë sukses.

Megjithatë Belegu tha për Klan Kosovën se rritje pagash vetëm për grupe të caktuara nuk do të ketë as pas miratimit të ligjit për paga i cili ende po diskutohet nga komisionet përkatëse.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0