Grenell i reagon sërish Vjosa Osmanit: Nuk bëre asgjë, veç kritikove

Grenell i reagon sërish Vjosa Osmanit: Nuk bëre asgjë, veç kritikove

Ka vazhduar polemika e ashpër mes emisarit special të SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, dhe Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo e fundit, duke iu përgjigjur Grenellit në reagimin e parë, i kishte thënë se simbolizmi nuk mund të krijojë vende pune, por se as politikanët që kanë udhëhequr vendin në 20 vitet e fundit, e të cilët sipas saj e kanë shkatërruar atë

E këtij reagimi i është përgjigjur përsëri Grenell me anë të një postimi në Tëitter.

Ai i është drejtuar Vjosa Osmanit duke i thënë se problemi kyç nuk është gjatësia që një politikan është në detyrë.

Sipas tij, problemi është tek marrja e autorësisë ose marrja e krediteve(meritave) për një gjë të caktuar.

Sipas aludimit të Grenell, kjo është arsyeja pse Osmani nuk ka propozuar asgjë, por vetëm ka kritikuar.

|Gjatësia e kohës që një politikan është në detyrë nuk është domosdoshmërisht problemi. Përvoja mund të sjellë një ndryshim të madh. Krenaria e autorësisë ose marrja e kredisë(meritave) është zakonisht problemi. Ju nuk keni dhënë asnjë sugjerim për këtë marrëveshje. Vetëm kritika sepse nuk ishit në krye”, i është përgjigjur Grenell.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0