Glauk Konjufca tregon për se a do të marrë pjesë Vetëvendosje në zgjedhjet në Shqipëri

Glauk Konjufca tregon për se a do të marrë pjesë Vetëvendosje në zgjedhjet në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje sot gjatë ditës është regjistruar edhe në Shqipëri. Në bordin e kësaj partie anëtarët janë të gjithë nënshtetas të Shqipërisë ndër ta edhe themelues të Lëvizjes në Kosovë.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca që bën pjesë edhe në degën në Tiranë duke folur për Gazetën Express ka bërë të ditur se nuk përjashtohet mundësia që VV të marrë pjesë në zgjedhjet në shtetin shqiptar

Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë në Lëvizjen Vetëvendosje, Boiken Abazi përmes një shkrimi në Facebook sot ka bërë të ditur se kanë dorëzuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Tiranë dokumentacionin dhe kërkesën për regjistrimin e Qendrës “Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri”.

Duke bërë të ditur edhe emrat të cilët janë pjesë e organizatës, ai përmendi edhe disa nga themeluesit e Lëvizjes në Kosovë.

Sipas shkrimit, Abazi është zgjedhur Drejtor ekzekutiv, ndërkaq, në bord bëjnë pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Lidhur me këtë temë, duke folur për Gazetën Express, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjuca është deklaruar se është e vërtetë që Lëvizja është regjistruar në Shqipëri.

Deputeti po thotë se është e vështirë të flitet për pjesëmarrje në zgjedhje atje, mirëpo, nuk e ka përjashtuar këtë opsion në një periudhë afat mesme.

“Po është e vërtetë që e kemi regjistruar Lëvizjen në Shqipëri. Por, është herët të flasim për pjesëmarrje në zgjedhje atje. Sidoqoftë, një opsion i tillë në një periudhë afatmesme të veprimtarisë nuk përjashtohet”, është deklaruar për Express, Konjucfa.

Sipas njoftimit të bërë sot gjatë ditës, anëtarët e Bordit të kësaj organizate, të gjithë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë, ndërkaq janë duke pritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendimin në lidhje me regjistrimin e kësaj Qendre brenda afateve ligjore.

Në shkrimin që Abazi ka bërë në Facebook, thuhet se përmes kësaj qendre synojnë që të japin mbështetjen për mbështetjen për ushtrimin e së drejtës demokratike për vetëvendosje të popullit shqiptar për realizimin e bashkimit të shtetit të pavarur të Kosovës me Shqipërinë, duke u bazuar në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe parimin e vetëvendosjes së popujve të shprehur në Kreun 1 të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0