Gjykata Supreme në Angli i jep të drejtë çiftit që refuzoi të përgatiste tortë për “martesën gay”

Gjykata Supreme në Angli i jep të drejtë çiftit që refuzoi të përgatiste tortë për “martesën gay”

Gjykata Supreme në Britani të Madhe ka arritur në përfundim se furra, e cila drejtohet nga një çift i krishterë, nuk e ka për obligim të përgatisë tortën e cila kishte mbishkrimin “unë e përkrah martesën gay”.

Vendimi i Gjykatës ishte unanim, pa asnjë votë kundër, dhe në Britani të Madhe po shihet si fitore e madhe për lirinë e shprehjes. Mirëpo në anën tjetër aktivistët e grupeve që avokojnë për të drejtat e komunitetit gay po e cilësojnë këtë veprim si hap prapa në luftën kundër diskriminimit.

Në vitin 2014, Gareth Lee, një avokues i kampanjës për të lejuar martesat gay kishte porositur një tortë në të cilën duhej të shkruhej “unë i mbështes martesat gay”. Mirëpo çifti britanez, pronarë të furrës ku ishte bërë porosia kishin refuzuar t’a përgatisnin një tortë të tillë.

Si pasojë e kësaj, porositësi i kishte paditur në gjykatë në vitin 2014, dhe rasti ka arritur deri në Gjykatën Supreme. Pas më se 500 mijë funtave të shpenzuara nëpër procese gjyqësore, Gjykata i ka dhënë të drejtë furrës për refuzimin, duke thënë se nuk ka bërë kurrfarë diskriminimi me rastin e refuzimit për të përmbushur porosinë e cila kishte mesazh me të cilin nuk pajtoheshin pronarët. /EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0