Gjykata miraton ankesën e Infrakosit: Projekti “Bashkimi i Qytetit” të Ferizajt i jashtëligjshëm

Gjykata miraton ankesën e Infrakosit: Projekti “Bashkimi i Qytetit” të Ferizajt i jashtëligjshëm

Gjykata Themelore në Ferizaj, më 22.01.2019 me aktvendim ka aprovuar në tërësi propozimin e propozuesit Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës, kundër propozuesit Komuna e Ferizajt, për caktimin e masës së sigurimit të kërkesës padisë. Me pikën II të këtij aktvendimi gjykata ka zëvendësuar aktvendimin e datë 12.12.2018 mbi masën e përkohshme të sigurimit, me masën e sigurimit të kërkesë padisë, në atë mënyrë që i ndalohet kundër propozuesit Komuna e Ferizajt, kryerja e të gjitha aktiviteteve, kryerja e punimeve në pronën të cilën e menaxhon Propozuesja sipas projektit “Bashkimi i Qytetit”, përkatësisht në pjesën e pronës 02787 ZK – Ferizaj ndërtimi dhe zgjerimi i rrugës në fshatin Varosh – Ferizaj dhe ndërtimi dhe zgjerimi i rrugës në ngastrën kadastrale 91-1 ZK Gurzë e Ulët. EkonomiaSot.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0