Gjykata e Ferizajt më transparentja

Gjykata e Ferizajt më transparentja


Programi i USAID-it Forcimi i Sistemit të Drejtësisë ka mbajtur konferencën “Rritja e Transparencës së Gjyqësorit”, në të cilën u bë ndarje e çmimit për Gjykatën Themelore të Ferizajt si Gjykata më Transparente.

Zyrtarja për Demokraci dhe Qeverisje e USAID-it, Christina Davies, deklaroi se gjatë këtyre viteve janë publikuar 60 mijë aktgjykime.
Davies shpresoj që në vitet e ardhshme të ketë bashkëpunim më të suksesshëm që gjyqësori të mos jetë vetëm transparent, por edhe llogaridhënës.


“60 mijë aktgjykime janë bërë brenda këtyre viteve. Përveç progresit në transparencë sa i përket gjyqësorit si rezultat duhet OJQ e mediet të kërkojnë zbatimin e ligjit. Organizatat dhe mediet të monitorojnë punën e tyre”.

“Raportet dhe rekomandimet e shoqërisë civile janë vitale sa i përket transparencës dhe llogaridhënies. Ne presim për vitet tjera që të kemi një bashkëpunim më të suksesshme. Të tregojmë se gjyqësori nuk është vetëm transparent por edhe llogaridhënës”, tha ajo.


Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, theksoi se shoqëria civile duhet të fokusohet në progresin e gjykatave dhe jo vetëm në mangësitë.
Siç tha ai, KGjK-ja është duke punuar në vazhdimësi për të ndryshuar transparencën dhe llogaridhënien.
“Luftimi i korrupsionit dhe dukuritë e tjera negative është luftë e vazhdueshme për gjitha vendet dhe vendin tonë. KGjK-ja jemi duke punuar për të ndryshuar transparencën dhënien në drejtësi dhe llogaridhënien. Ne i presim të gjitha monitorimit që bëhen nga shoqëria civile që bazohen në rregulla dhe ligje”.


“Kemi marrë parasysh rekomandimet e shoqërisë civile, por shpesh organizatat fokusohen në problemet e lajnë anash progresin që bëhet në gjykata. Është zvogëluar dukshëm numri i lëndëve të vjetra, publikimi i aktgjykimeve. Kemi bërë përmirësim edhe sa i përket llogaridhënies, është rritur”, u shpreh Çoçaj.


Nora Bajrami, këshilltare ligjore nga FOL, bëri të ditur se gjykatat deri në vitin 2019 kanë publikuar mbi 10 mijë aktgjykime.
Bajrami njoftoj se gjykatat janë duke bërë përmirësime në rritjen e vazhdueshme të publikimeve të aktgjykimeve. Bajrami theksoi se poashtu është rritur numri i gjyqtarëve për 75%”.

“Kemi vërejtur një progres sa i përket transparencës dhe llogaridhënies sa i përket gjykatave. Gjykatat deri në prill të 2019 del se gjykatat kanë publikuar 10 186 aktgjykime që do të thotë 250 aktgjykime për muaj. Deri në muajin nëntor 2019 janë publikuar 6 611 aktgjykime apo 1 020 për muaj. Tri gjykatat të cilat prijnë më numrin e aktgjykimeve të publikuara është Gjykata Themelore e Ferizajt me 1245”.
“Gjykata e Apelit me 1176 si dhe Gjykata Themelore e Prizrenit me 1056. Edhe gjykatat e qyteteve të tjera janë duke shënuar rritje të vazhdueshme në publikimin e aktgjykimeve. Numri i gjyqtarëve që kanë aktgjykime të publikuar është rritur për 75% gjatë gjashtë muajve të kaluar. Nga 91 gjyqtarë deri në nëntor u rrit numri për 159 gjyqtarë”.
Kryetar i Gjykatës Themelore të Ferizajt, Bashkim Hyseni, potencoi se çmimi për transparencë i takon gjithë punëtoreve të cilët janë të përkushtuar maksimalisht.
“Kjo reflekton më së miri angazhimin tonë në peritdhmërin që gjykatat tona të jenë tërësisht të hapura për publikun. Gjykatat kosovare të jenë ekuivalente në tërësi me unionin evropian. Ky çmim i takon të gjitha punëtorëve të gjykatës të cilët kanë punuar maksimalisht për të arritur këtu ku jemi”.
“Ftoj publikun të jetë tërësisht i lirë për të kërkuar çdo informacion dhe vendim të gjykatave që të shihet drejtësia. Jo vetëm të bëhet por edhe të shihet. Koha e improvizimeve i takon të kaluarës”, u shpreh ai./eo

COMMENTS

WORDPRESS: 0