Gjuriq: Pa përkrahjen e Rusisë, nuk ka zgjidhje për problemet e Kosovës

Gjuriq: Pa përkrahjen e Rusisë, nuk ka zgjidhje për problemet e Kosovës

Marko Gjuriq ka thënë se pa mbështetjen e Rusisë, shteti serb nuk do të mund të bëj zgjidhje për problemet me Kosovën.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se pa mbështetjen e Rusisë, shteti serb nuk do të mund të bëj zgjidhje për problemet me Kosovën, e në veçanti për gjendjen e serbëve që jetojnë në Kosovë.

Sipas Gjuriqit, Serbia dhe Rusia vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mira, transmeton lajmi.net.

Ai beson se arsyeja e vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Rusi dhe takimi i tij me homologun e tij rus, Vladimir Putin, lidhet edhe me Kosovën.

Gjuriq për mediat në Zveçan ka thënë se Serbia pa e pasur përkrahjen dhe mbështetjen e Rusisë nuk do të mund të zgjidhte problemet në Kosovë e në veçanti nuk ka zgjidhje pozitive kur bëhet fjalë për situatën e serbëve dhe interesave serbe, transmeton lajmi.net.

“Kjo është arsyeja kryesore përse presidenti serb Aleksandër Vuçiq për herë të 14-të takoet me presidentin rus, Vladimir Putin. Marrëdhënia e tyre e mirë personale është një premtim për marrëdhënie të mira ndërshtetërore dhe se presim që bahskëpunimi të vazhdojë edhe në sferat e tjera si në politike, ekonomike e sidomos të shtohet bashkëpunimi për Kosovën”, ka thënë Gjuriq, i cili shtoi se shpreson që bashkëpunimi serbo-rus për Kosovën të vazhdojë edhe më tutje.

Ai po ashtu ka folur edhe për praninë e Forcave Speciale të ROSU-së, në liqenin e Ujmanit më 29 shtator gjatë vizitës së presidentit Hashim Thaçi.

Gjuriq thotë se, një veprim i tillë i presidentit Thaçi ishte i rrezikshëm, por në të njëjtën kohë vizita e tij në liqenin e Ujmanit më shumë ishte për arsye të brendshme politike, përcjell “Lajmi.net”.

Ai po ashtu shtoi se, pavarësisht kësaj, Serbia nuk do t’a lejojë askënd që të vazhdojë me sulme sistematike dhe shkelje të të drejtave të serbëve në Kosovë. /Lajmi.net/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0