Gjuriq në Kosovë, në Gjakovë protestohet kundër ardhjes së pelegrinëve serbë

Gjuriq në Kosovë, në Gjakovë protestohet kundër ardhjes së pelegrinëve serbë

I ashtuquajturi drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq në prag të Krishtlindjes ortodokse do të qëndrojë sot në Mitrovicën e Veriut.Gjuriq do të marrë pjesë në djegien e pemëve për Krishtlindje në portin e kishës Shën Dimitri në orën 16:00, sipas një deklarate të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë.Për të njëjtën arsye, për shkak të Krishtlindjeve ortodokse, është paralajmëruar edhe ardhja e serbëve në Gjakovë.Qytetarët e Gjakovës do të mblidhen përpara Kishës ortodokse ku do të protestojnë kundër ardhjes së këtyre shtetasve serbë me arsyen se të njëjtit kanë kryer krime në këtë komunë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: