Gjinovci: Mish i prishur nuk u importua në Kosovë

Gjinovci: Mish i prishur nuk u importua në Kosovë

Kryetarja e komisioni për të Drejta të Njeriut dhe Barazi Gjinore, Duda Balje ka vizituar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) , për tu informuar  lidhur me skandalin e fundit për mishin e prishur të importuar në Kosovë.

Edhe pse gjithandej nëpër komuna të vendit u gjetën me tonelata mish të prishur e të skaduar, vet kryeshefi i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, Valdet Gjinovci e mohon që  mish i tillë të jetë importuar në vend.

“Mishi si i tillë nuk ka hyrë në Kosovë, është asgjësuar në vendin ku është gjetur dhe nuk është lejuar të vije në Kosovë”, tha ai

Lidhur me këtë skandal,Balje  tha se kjo përbënë  shkelje të të drejtave të njeriut.

“Jemi në dyshim që kemi shkelje të të drejtave të njeriut. Kam marr informata se mish pa afat s’kemi marr asnjëherë në Kosovë. Është shkelje nga operator të biznesit. Ne do të bëjnë disa takime me përfaqësues të doganave dhe të bizneseve”.

Balje gjithashtu tregoi se kanë marrë vendim të takohen me operatorin e biznesit që importoi mishin 12 vjet të vjetër nga Belgjika në Kosovë. EkonomiaSot.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0