Gjinovci e lëshon studion, Krasniqi e Ismaili nuk i përgjigjen në pyetje

Gjinovci e lëshon studion, Krasniqi e Ismaili nuk i përgjigjen në pyetje

Aktivisiti qytetar, Rron Gjinovci, ka lëshuar studion e emisionit Pressing të televizionit T7 në shenjë proteste pasi që nënkryetarët e PDK’së, Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili, nuk i përgjigjeshin atij në pyetjet e shtruara.

Rron Gjinovci, pyeti mysafirët se si mund ta luftojnë ata kapjen e shtetit kur Adem Grabovci është në Këshill Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas Gjinovcit, Adem Grabovci është “krye-kapësi i shtetit të Kosovës”

Gjinovci e lëshoi studion në shenjë proteste për shkak se nuk morri përgjigje nga të ftuarit.;

Në emisionin Pressing, sonte janë të ftuar Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili, të cilët përballen përballë Lekë Musës, Blerim Velës, Rron Gjinovcit, Donika Eminit dhe Berat Buzhalës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0