Gjiganti gjerman i supermarketeve LIDL fillon shtrirjen edhe në Serbi, hap 1,600 vende pune

Gjiganti gjerman i supermarketeve LIDL fillon shtrirjen edhe në Serbi, hap 1,600 vende pune

Rrjeti i supermarketeve gjermane Lidl sot ka hapur 16 shitore, të cilat janë të vendosura në Beograd dhe lokacione tjera. Kjo shënon investimin e parë të kësaj kompanie në Ballkan.

Lidl ka thënë që ka në plan të hapë edhe shitore tjera në Serbi përgjatë vitit. Ky rrjet i supermarketeve, që është pjesë e Schwarz Gruppe, operon me më tepër se 10,000 shitore nëpër krejt Evropën.

Në inaugurim ishte edhe Presidenti serb, Aleksandër Vucic, i cili tha se shteti serb do të sigurojë që investitorët gjermanë të marrin “kushtet më të mira”.

Gjithsej investimi i Lidl në Serbi ka kushtuar 205 milionë euro, dhe do të punësojë rreth 1600 persona.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0