Gjermanët: Është koha për Qeveri stabile

Gjermanët: Është koha për Qeveri stabile

Pas takimit me kreun e VV’së Albin Kurtin dhe liderin e LDK’së Isa Mustafën, dy anëtarët e Bundestagut gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt kanë folur para gazetarëve në një konferencë për media.

Schmidt ka thënë se koha të cilën e kanë zgjedhur për të ardhur në Kosovë është shumë e rëndësishme, e se kjo javë është vendimtare për shtetin.

“Koha të cilën kemi zgjedhur që ta vizitojmë Kosovën mendojmë se është shumë e rëndësishme. Edhe pse edhe në Berlin kemi përgjegjësi të tjera.

Ne pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën në Kosovë, mendojmë se kjo është java vendimtare për vendin tuaj, pikërisht për faktin se periudha të cilën po e nisim tani, është e rëndësishme edhe për krijimin e qeverisë.

Prandaj, për ne është jashtëzakonisht në interes tonin që të bëjmë të qartë që për qeverinë e Gjermanisë zhvillimi në Kosovë është me rëndësi të madhe dhe perspektiva e Kosovës në integrimin evropian gjithashtu”, thotë ai.

Tutje, i njëjti shton se për zhvillimet në Kosovë është e interesuar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel e cila do të informohet për zhvillimet në vend.

“Unë vi nga partia që është edhe pjesë e Partive Popullore Evropiane dhe edhe nga ky aspekt ka qenë kjo vizitë me interes që të zhvillohet në Kosovë, nga ana tjetër jam edhe kryesues i Grupit tim parlamentar, me këtë rast, presidenti Tusk më ka lutur mua që të vi në Kosovë për t’u informuar rreth zhvillimeve aktuale, këtë vizitë e kemi ndërmarrë bashkë me kolegun tim z. Beyer dhe pas së cilës kur të kthemi në Berlin do ta informojmë edhe kancelaren Merkel, e cila interesohet për këtë vizitë. Ne nuk jemi këtu për t’i zhvilluar bisedimet për krijimin e koalicionit”, shton ai.

Deputeti gjerman ka njoftuar se ka pasur takime me krerët e LDK’së dhe VV’së.

“Megjithatë, ne kemi zhvilluar sot takime me partnerët tanë të LDK’së dhe janë edhe persona që ne i njohim, jemi takuar me Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin, dhe e njëjta gjë vlen edhe për kontaktet sa i përket z.Albin Kurtit, që po ashtu nuk e kemi takuar për herë të parë në Kosovë, por, në rrethana konkrete e kemi takuar edhe atë.

Për sa i përket takimit me përfaqësues të tjerë, ka të bëjë vetëm ekskluzivisht me terminët tona agjendën e ngjeshur, faktin që s’mundëm ta takojmë z. Kryeministër, i cili po ashtu është i interesuar për vizitën tonë”, shton ai, derisa, ka përmendur edhe integrimin e Kosovës.

“Për sa i përket temave që prekin politikën e jashtme ne do të kishim disa udhëzime, kjo ka të bëjë së pari me atë që ne rrugën e Kosovës për integrimin evropian nuk e shohim që të jetë me e lehtë, në qoftë se vazhdojmë të flasim për shkëmbim territorial, përkundrazi mendojmë se kjo çështje është jashtëzakonisht e rrezikshme”, thotë ai,

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: